Bota

BE-ja miraton sanksione shtesë kundër Bjellorusisë për përfshirjen në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të miratojë sanksione shtesë kundër Bjellorusisë për përfshirjen e vendit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi të mërkurën presidenca spanjolle e BE-së.

“Sot, ambasadorët e BE-së ranë dakord për miratimin e masave kufizuese në funksion të situatës në Bjellorusi dhe përfshirjes së Bjellorusisë në agresionin rus kundër Ukrainës”, tha presidenca në një postim në mediat sociale, shkruan CNN.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

“Masat përfshijnë lista të individëve dhe subjekteve,” shtoi ai.

Ndërsa ambasadorët e BE-së kanë rënë dakord për masat, ato ende nuk janë miratuar zyrtarisht.

Rruga Press

YouTube player