“Ju jeni mish për top, po ju dërgojmë që të vdisni”/ Rekrutët e rinj i “thërrmojnë” fytyrën gjeneralit të lartë të Putinit, i provokoi për misionin në Ukrainë (VIDEO)
Largimi masiv nga vendi nuk është e vetmja formë e oponencës që rusët po shfaqin për t’i shpëtuar ferrit të prodhuar nga plani i Presidentit Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe që parashikon dërgimin e 300 mijë rekrutëve në frontin e luftës në Ukrainë.
Sipas një video që po qarkullon në rrjet edhe ushtarët e grumbulluar në kazerma janë ngritur kundër gjeneralëve të lartë, teksa një prej tyre shihet duke u dhunuar nga rekrutët e tërbuar në një përleshje fizike.
Sipas raporteve oficerit të lartë rus i është “thërrmuar” fytyra, pasi rekrutët e sulmuan kur mësuan se jeta e tyre do të bëhej “mish për top” në vijën e frontit në Ukrainë.
Rekrutët e mobilizuar u kthyen kundër nënkolonelit rus pasi ai tha troç: “Ju jeni të gjithë mish për top, do përballeni me masakër”.
Megjithatë, komandanti ka të ngjarë të jetë i saktë në konstatimin e tijë, pasi thirrja për mobilizim e Putinit do të çojë në vdekje masive të rezervistëve të patrajnuar të dërguar në front.