Bota

Aneksimi i 4 rajoneve, Ukraina “paralajmëron” forcat ruse: Do të përgjigjemi me…

Ukraina tha të premten se ushtria e saj do të nisë kundërofensivë në lindje të vendit – kundër forcave ruse.

Ky njoftim erdhi pasi Rusia aneksoi katër rajone ukrainase dhe i kërkoi ushtrisë së Kievit që t’i ndërpres luftimet.

“Duke tentuar të aneksojë rajonet Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës, [presidenti rus Vladimir] Putini përpiqet të rrëmbejë territore që ai nuk i kontrollon as fizikisht në terren”.

“Asgjë nuk ndryshon për Ukrainën: ne vazhdojmë të çlirojmë tokën dhe popullin tonë dhe rivendosjen e integritetit tonë territorial”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Lexo më shumë  Starmer heq dorë nga pushteti: Jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë se Madhe dhe lider i Laburistëve

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më 30 shtator se Kievi është duke kërkuar anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO, pas vendimit të marrë nga Putini për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

“Ne e kemi vërtetuar përshtatjen tonë me standardet e aleancës”, tha Zelensky në një video të shpërndarë nga presidenca ukrainase në mediat sociale.

“Ne jemi duke marrë hap vendimtar duke nënshkruar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se Kievi nuk do të negociojë me Moskën, e cila dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për aq kohë sa Vladimir Putin është në pushtet.

Lexo më shumë  Rusia si mburojë e Vuçiqit: Si u përdor raporti i FSB-së për të mohuar përdorimin e “topit zanor” në protestë

“Ne do të negociojmë me presidentin e ri”, tha Zelensky.

Deklaratat e tij erdhën pasi Putini nënshkroi dekretet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase – në një ceremoni në Kremlin.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë përgatitur sanksione shtesë për të izoluar Rusinë. /REL/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *