Bota

Jep dorëheqjen ndihmësja e pestë e Boris Johnson për skandalin e festave

Vala e dorëheqjeve në zyrën e kryeministrit britanik Boris Johnson vazhdoi të premten pas skandalit të festës në Downing Street.

Elena Narozanski, u bë ndihmësja e pestë që dha dorëheqjen. Ajo ishte një këshilltare speciale e Johnson për ekstremizmin e grave dhe barazive.

Narozanski u dërgoi e-mail rreth 100 njerëzve duke i ftuar ata në një festë me pije në maj 2020.

Lexo më shumë  Konflikte të ashpra me Hegseth, bëhet publike arsyeja e dorëheqjes së shefit të Marinës Amerikane

“Kryeministri i falënderoi ata për kontributin e tyre të rëndësishëm në qeveri, duke përfshirë punën e tyre për pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike”, tha një zëdhënës në një deklaratë.

Skandali i festimeve e ka dobësuar pushtetin e Johnson.

Lideri i opozitës britanike, Sir Keir Starmer ka deklaruar se qeveria është e paralizuar për shkak të skandalit të festave në Britani.

Sipas tij, qeveria nuk po funksionon normalisht pasi është në pritje të raportit hetimor mbi festat e mbajtura në Downing Street. Ai bëri thirrje për publikimin sa më parë të raportit të udhëhequr nga Scotland Yard.

Lexo më shumë  Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Rruga Press

YouTube player