Bota

Ja sa miliard dollar në ditë i kushton lufta Putinit

Deputeti i parlamentit europian Riho Terras tregon se presidenti rus Vladimir Putin u takua së fundmi me oligarkët rus lidhur me financimin e luftës në Ukrainë. Në një postim në “Twitter”, europarlamentari estonez thotë se ky informacion erdhi nga një oficer i shërbimit sekret ukrainas.

Sipas tij, ky takim është zhvilluar në një strofkë sekrete në malet Urale. Putini u nervozua për faktin se mendonte që do ta merrte Ukrainën për 1-4 ditë. Terras shkruan më tej se shteti rus nuk ka një plan taktik për të pushtuar Ukrainën, madje që tani po ndihen efektet e mëdha ekonomike të sulmit rus. Ky mision rus po i kushton rreth 20 miliardë dollarë në ditë buxhetit të shtetit.

Lexo më shumë  Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

Për këtë shkak, ata po përdorin me kursim raketat, pasi nuk kanë marrë furnizim të mjaftueshëm nga fabrika. Këto raketa mund të prodhohen në 3-4 muajt e ardhshëm. Rusia do të vuajë për këtë gjë pasi lënda e parë për prodhimin e raketave vjen nga Sllovenia, Finlanda dhe Gjermania, vende të cilat tashmë kanë dënuar sulmin ushtarak të Moskës në Ukrainë dhe kanë ndërprerë furnizimet për Kremlinin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *