Bota

Gjermania mbështet largimin e Rusisë nga Swifti, por me kufizime

Gjermania ka mbështetur largimin e Rusisë nga sistemi i pagesave Swift, por me kufizime, për siç thonë ata, “të prekë vetëm njerëzit e duhur”.

“Ajo që na nevojitet është një kufizim funksional i Swift”, thanë ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck në një deklaratë të përbashkët.

Qeveria po punon se si të “kufizojë dëmin kolateral në mënyrë të tillë që të prekë njerëzit e duhur”, shtoi deklarata e tyre.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Gjermania është vendi i fundit i BE-së që hoqi kundërshtimin ndaj sanksionit, pasi kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe udhëheqësi hungarez Victor Orban sinjalizuan mbështetjen e tyre më herët të shtunën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte “mirënjohës” ndaj vendeve të BE-së për vendimin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *