Opinion/Aktualitet

Ja pesë skenarë se si mund të përfundojë lufta

Shkruan James Landale, BBC

Mes mjegullës së luftës, mund të jetë e vështirë të shihet rruga përpara. Këtu janë disa rezultate të mundshme. Shumica janë të zymtë.

  1. Luftë e shkurtër

Rusia shton operacionet e saj ushtarake me sulme shkatërruese. Mijëra vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim kukull pro-Moskës. Ky do të ishte një rezultat i paqëndrueshëm, delikat ndaj kryengritjeve dhe konflikteve të ardhshme.

  1. Luftë e gjatë

Mundësia me gjasat më të larta. Ndoshta forcat ruse ngecin si pasojë e moralit të ulët dhe logjistikës së dobët. Ata mund të luftojnë për të kontrolluar edhe qytetet e pushtuara tashmë. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëjnë një kryengritje efektive, ndërsa Perëndimi vazhdon t’i furnizojë me armë. Ndoshta pas shumë vitesh, Rusia përfundimisht largohet.

Lexo më shumë  Ne jemi i vetmi vend kur në fillim vjen vera pastaj pranvera!
  1. Luftë evropiane

Putini mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose thjeshtë mund të bëjë llogaritje të gabuara përshkallëzimi. Putini mund të rrezikojë nëse mendonte se kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar udhëheqjen e tij. Nëse përballet me disfatën, ai mund të tundohet të përshkallëzojë më tej.

  1. Zgjidhje diplomatike

Duke rënë dakord tashmë për bisedime – edhe nëse ato nuk kanë bërë shumë përparim – Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar. Nëse lufta shkon keq për të, Putini mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh sesa poshtërimi i të dhënit fund luftës.

  1. Rrëzim i Putinit
Lexo më shumë  Ne jemi i vetmi vend kur në fillim vjen vera pastaj pranvera!

Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë bota ka ndryshuar ditët e fundit. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, mund të ketë kërcënim të revolucionit popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putini nuk mendojnë më se ai mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *