BallinaLajme

Izraeli, shteti që vaksinon 500 mijë vetë në 10 ditë

Izraeli mbetet shteti i vetëm në botë me ritme të shpejta vaksinimi.

Gjysmë milioni të vaksinuar në më pak se 10 ditë. 1 në 20 izraelitë është mbrojtur nga Covid-19. Shteti hebre është i pari në botë për numrin e dozave të administruara për frymë dhe shpreson të ketë vaksinuar 2/3 e popullsisë (pa llogaritur fëmijët nën 16 vjeç) deri në fund të marsit.

Lexo më shumë  Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës

Procesi filloi në 20 dhjetor me injeksionet e para tek kategoritë më të rrezikuara, përfshirë mësuesit. Qeveria vendosi karantinën e tretë të dielën, por pothuajse të gjitha shkollat mbeten të hapura.

Mbi 200 qendra vaksinimi janë ngritur në vend të cilat punojnë pa ndërprerje. Shumica e vaksinave vijnë nga Pfizer pasi Kryeministri Benjamin Netanyahu takoi personalisht kreun e saj Albert Bourla për të siguruar furnizimin.

Lexo më shumë  Inflacioni në Shqipëri/ Në mars 2,6%, çmimet dhe transporti u rritën me 7,5%

Rruga Press

YouTube player