Lajme

Iu shemben shtëpitë. Banorët e “5 Majit” duan dëmshpërblimet: Nuk u dëmtuam nga tërmeti, por nga Bashkia e Tiranës

Banorët e rrugës “5 Maji” u mblodhën këtë të enjte në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku i kërkuan asaj që në rastin e tyre të mos trajtohen si të dëmtuar as nga tërmeti dhe as nga projekti i rindërtimit, pasi siç thonë ata, banesat nuk iu dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Nisur nga kjo situatë ata kërkojnë dëmnshpërblimet e tyre për dëmin që iu shkaktua atyre.

“Erdhën si kope te banesat tona. Në takimin me z. Maznikun na premtoi banesa të reja, dhe ajo që bëjnë këta është fakti se vetëm gënjejnë. Ata na shkatërruan shtëpinë dhe del kryetari i Bashkisë dhe gënjen sa herë na referon. Kemi shkuar edhe te Ministria por nuk na pret askush”, tha njëri prej banorëve.

Lexo më shumë  ‘5D’, Ola Xama: Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në hotele

“Sot dhe një vit ne nuk kemi asnjë përgjigje. Po të shkosh atje, gjen gërmadha dhe plehra që nuk kanë qenë asnjëherë atje. Nuk e kuptoj se gjithë këta banorë duhej të dilnim jashtë me 1000 forca policie që në 5 të mëngjesit. Dhe të gjithë ne marrim 200 mijë lekë të vjetra për qiratë për ata që kanë pasur letrat në rregul, por nuk e kuptoj se pse dolëm kur atje nuk ka filluar ndërtimi”, theksoi një tjetër banor.

Lexo më shumë  Shefja e UNMIK-ut në KS: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *