Lajme

Italia shtyn mbylljen e kufijve deri më 31 janar për Shqipërinë

Italia ka aprovuar masa shtrënguese anticovid në hyrjet kufitare.

Për të gjithë personat që hyjnë në territorin italian nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.

Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore e tamponi negativ.

Këto masa hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Shtyhen deri me 31 janar 2022 dhe masat ne fuqi ndaj vendeve ekstra komunitare mes të cilave është dhe Shqipëria.

Urdhri u firmos nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Masat e marra më 25 tetor

Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

Lajmi u konfirmua për RTV Ora e Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.

Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *