Lajme

Vetëm në një muaj borxhi ndaj biznesit rritet me 2 mld lekë

Vetëm në një muaj detyrimet e qeverisë  pësuan një rritje me 2 mld lekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave  në tetor totali i borxhit të qeverisë ndaj bizneseve dhe individëve arriti në 21.5 mld lekë. Ky rezulton të jetë stoku më i lartë i borxhit gjatë këtij viti.

Ndërkohë që rritja në krahasim me muajin shtator rezulton të jetë rreth 10% duke kërcyer nga 19.5 mld në 21.5 mld lekë. Peshën kryesore në këtë borxh e mban infrastruktura. Qeveria ka shtuar borxhet  ndaj kompanive që tashmë kanë hapur kantiere por edhe në zërin e mirëmbajtjes së rrugëve. Shpesh herë institucionet ndërkombëtare financiare  i kanë tërhequr vëmendjen autoriteteve shqiptare në lidhje me miratimin e projekteve pa pasur fondet konkrete.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Kjo rritje e detyrimeve vjen pas pagesave që qeveria ka realizuar në prag të zgjedhjeve të qershorit duke e ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura por në shtator ato përsëri kanë njohur rritje të shpejtë  duke kapur nivelin total të 19.5 miliard  lekë  dhe në tetor kanë arritur në 21.5 mld lekë.

Detyrimet e prapambetura kanë qenë gjithmonë një problem për financat shqiptare dhe  së fundmi Fondi Monetar Ndërkombëtar  I ka bërë apel qeverisë që të uli stukon e borxheve të prapambetura. Po ashtu shqetësim në lidhje me detyrimet ka ngritur edhe kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka akuzuar se  nuk është bërë transparencë dhe borxhet e qeverisë janë disa herë më të larta./abc/

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Detyrimet e prapambetura

TETOR           21.5 MLD
SHTATOR     19.5 MLD
GUSHT          16.5 MLD

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *