Bota

Italia mund të bëhet me presidenten e parë grua – gara zhvillohet mes dy grave të fuqishme

Italia bëri një hap drejt zgjedhjes së presidentes së parë grua pas pesë ditësh ngërçi dhe votime të përsëritura, e cila i detyroi liderët e partive të kërkonin një zgjidhje kompromisi.

Burimet politike thonë se kandidatja e mundshme është Elisabetta Belloni, një diplomate karriere që drejton shërbimet e sigurimit, së bashku me ministren e drejtësisë, Marta Cartabia e cila është gjithashtu “në garë”.

“Unë jam duke punuar për të pasur një grua të zgjuar për presidente”, u tha gazetarëve kreu i Ligës së krahut të djathtë, Matteo Salvini pas një takimi të liderëve të dy partive kryesore të Partisë Demokratike të qendrës së majtë dhe Lëvizjes Pesë Yjet. “Shpresoj që nesër të kemi një mbyllje”, shtoi ai, raporton reuters.

Giuseppe Conte, udhëheqësi i Pesë Yjeve, tha gjithashtu se ai dëshiron që gruaja të zëvendësojë presidentin në largim, Sergio Mattarella, mandati shtatëvjeçar i të cilit skadon javën e ardhshme.

Lexo më shumë  Rusia sulmon rajonin e Kharkivit duke hapur një front të ri

“Jam shumë i lumtur që opsionet e tjera politike tregojnë se duan të bien dakord për zgjedhjen e një gruaje të respektuar në këtë post”, shkroi ai në Twitter.

Theksojmë se presidenti italian ka fuqi të konsiderueshme në kohë krize politike, të cilat janë të zakonshme në ekonominë e tretë më të fortë të eurozonës, në të cilën qeveritë e kanë të vështirë të mbijetojnë për periudha të gjata kohore.

Në Itali, 1009 anëtarë të parlamentit dhe përfaqësues rajonalë zgjedhin presidentin me votim të fshehtë. Gjatë sitës së djeshme, liderët e qendrës së djathtë nga Liga, Italia Përpara dhe Vëllezërit e Italisë zemëruan kundërshtarët e tyre duke u kërkuar ligjvënësve të tyre që të votojnë për Presidenten e Senatit Konservator Elisabetta Casellati në vend që të kërkojnë një kandidat me konsensus. Por Casellati mori vetëm 382 vota, nga 505 që ishin të nevojshme.

Lexo më shumë  Kabineti i luftës së Izraelit miraton zgjerimin e operacionit në Rafah, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së

As tre raunde votimi këtë javë nuk arritën të nxjerrin një fitues. Kandidati duhet të merr një shumicë prej dy të tretash të votash në tre raundet e para të votimit, ndërsa një shumicë e thjeshtë kërkohej në votimin e ardhshëm.

Kryeministri Mario Draghi ishte favorit, por partitë janë të shqetësuara se marrja e presidencës nga ana e tij mund të çojë në rënien e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Rruga Press

YouTube player