Bota

ISW: Ofensiva e madhe ruse do të përfundojë në prill dhe nuk do të jetë e suksesshme

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë mbivlerësuar edhe një herë aftësitë e ushtrisë së vetë ruse.

Ofensiva e madhe e forcave ruse në lindje të Ukrainës do të përfundojë para kohe dhe nuk do të jetë efektive, sipas analistëve në Institutin për Studimin e Luftës (ISW).

“Putini mund të ketë mbivlerësuar përsëri aftësitë ushtrisë së vetë. ISW nuk pa asnjë dëshmi se forcat ruse kishin rifituar fuqinë e mjaftueshme luftarake për të mposhtur forcat ukrainase në Ukrainën lindore dhe para muajit mars të futin nën kontroll mbi 11300 kilometra katror, siç pretendohet të ketë urdhëruar Putini”, thekson ISW.

Lexo më shumë  Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Sipas vlerësimeve paraprake të ISW-së, një ofensivë e madhe ruse para prillit të 2023 ka të ngjarë të kulmojë para kohe gjatë sezonit të shirave të pranverës së prillit përpara se të arrin efekte të rëndësishme operacionale.

“Kulmi i forcave ruse më pas mund të krijojë kushte të favorshme për forcat ukrainase që të përdorin kundërofensiven e tyre në fund të pranverës ose verës së vitit 2023 pas përfshirjes së tankeve perëndimore”, thuhet në raportin e ISW.

Lexo më shumë  Macron dhe Starmer mirëpresin hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por thonë se duhet të jetë e përhershme

Andrii Cherniak, një përfaqësues i shërbimeve të inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, ka deklaruar ditë më parë se Putini kishte urdhëruar ushtrinë ruse të pushtonte të gjitha zonat e Donetskut dhe Luhanskut deri në mars të 2023.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *