Bota

Ish-zv/kryeministri rus plagoset gjatë një sulmi në Ukrainë

Një figurë e njohur ruse që dikur ka drejtuar agjencinë hapësinore si dhe ka mbajtur postin e zv.kryeministrit u plagos gjatë një sulmi të ushtrisë ukrainase në një hotel në Donetsk.

Dmitry Rogozin bën me dije se u plagos në shpatull gjatë sulmit në Ukrainën lindore, ndërkohë që një tjetër zyrtar i lartë nga Donetsk u vra, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Ish-zv/kryeministri Rogozin tregon se u qëllua të mërkurën në mbrëmje pasi dikush spiunoi se ai dhe të tjerët ishin duke darkuar në hotelin, në periferi të Donetsk.  Hoteli u shënjestrua nga municione me precizion të lartë.

“Ishte një takim biznesi me një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh pas kthimit nga një nga njësitë vullnetare. Ne kemi qëndruar në këtë hotel gjatë gjithë këtyre muajve dhe në tetë vjet, armiku nuk e granatoi kurrë këtë vend”, tha Rogozin.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arrest për Netanjahun dhe liderin e Hamasit

Rogozin është i njohur gjerësisht për retorikën e tij anti-perëndimore dhe mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *