Lajme

Ish-zëvendësministrja mbron zyrtarin e arrestuar, Arlind Gjokutaj: Djalë i pastër dhe i shkëlqyer

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, i arrestuar dje bashkë me dy zyrtarë të tjerë, sipas prokurorëve të SPAK-ut, ishte në dijeni se pagesa e detyrimit ishte kryer e plotë, por vijoi me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit, që llogaritet në 1.2 milionë euro.

Në MEMON nr.16935, datë 14.09.2022 të konceptuar nga Alma Veterniku, drejtuar Arlind Gjokutës, me detyrë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, miratuar nga Roza Naumi, drejtore e drejtorisë së buxhetit dhe menaxhimit financiar dhe konceptuar nga Alma Veterniku, përgjegjëse e sektorit të kontabilitetit dhe financës, Gjokutaj është vënë në dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plotë, por është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Por për zonjën Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 2”, Arlind Gjokatuaj, nuk ka përfituar, por thjesht ka bërë një gabim njerëzor, nga ngarkesa e madhe në punë, sepse është djalë i pastër dhe i shkëlqyer.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Reagimi i Beqirajt

Arlind Gjokutaj nuk është një djalë dosido. Unë e njoh mirë, kam punuar me të edhe ja njoh cilësitë, qoftë ato profesionale, njerëzore edhe morale.

Kush nuk është përzjerë me gjysmë centi duke qenë drejtor dogane, vendi ku drejtorat e drejtoreshat, hyjnë të veshur si Luli i Vockël e dalin si sheikët e Dubait , kush lë me dëshirë “fatin e madh ” për të qenë drejtor dogane, kur të tjerët mund ta linin zyren vetëm të vdekur, e ka kaluar testin më të fortë e të vështirë të integritetit.

Kush ka qenë Drejtor i Parandalimit edhe Pastrimit të Parave, edhe jeton në shtëpi me kredi, kur veshja e një dite të zakonshme shkolle e vajzës minorene të të ngjashmit të tij kushtonte sa rroga e 2 muajve, e ka kaluar testin e integritetit.

Arlindi është djalë me integritet, si rrallëkush në administratë, një djale i shkolluar qytetar, që kurrë nuk do ta besoja që ka pranuar t’i vendosë çmim firmës apo veprimeve te tij, sepse nuk është udhëhequr asnjëherë nga normat e tregut, por nga normat morale.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Por Arlindi si gjithë të vdekshmit e tjere mund të gabojë. Në pirgun e letrave që firmos çdo ditë personi i parë autorizues i gjithë shtetit shqiptar, (siç është sekretari i përgjithshëm i ministrisë së financave) gabimi është për këdo mëse i mundshëm.

Gabimi që ka bërë, (nëse ka një të tillë), ka kostot e veta, por Arlindi padyshim do të mbetet një djalë i mirë një qytetar i shkëlqyer, i cili, pavarësisht çdo gjëje do të gëzojë gjithmonë respektin e njerëzve që e njohin e kane punuar me të, unë padyshim do të zgjidhja gjithmonë të punoja me të. Uroj të ketë edhe mirëkuptimin e gjindjes tonë të lodhur nga korrupsioni, ku me të thatin digjet edhe i njomi.

Ps. Sado e çuditshme të duket, ka akoma në këtë vend djem e vajza të ndershëm, Arlindi padyshim është një nga ata, mos i gjuani me gurë. Gabimi është njerëzor!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *