Lajme

Ish-presidenti kroat Mesiq: Serbia po vazhdon fushatën për çnjohje

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka thënë se Kosova duhet të ketë angazhim të shtuar në rrafshin ndërkombëtar, pasi që, sipas tij, Serbia është duke vazhduar me fushatat lobuese për çnjohje të Kosovës.

Alarmi i tij u ngrit në një takim që pati të shtunën në mesditë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Topi ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal e koordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndërkaq, Kurti që i ka falënderuar dy ish-liderët për përkrahjen për Kosovën, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë.

Fushata e Serbisë kundër Kosovës është parë edhe në takimet e fundit që ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, po i zhvillon në Afrikën qendrore. Në disa shtete ai ka shprehur falënderimin për përkrahjen për “ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë” për çështjen e Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kosova e Serbia në shtator të vitit 2020 ishin zotuar për memorandum njëvjeçar, me Kosovën që të ndalte përpjekjet për pranime në organizata ndërkombëtare, e Serbinë që të ndalte fushatën e çnjohjeve. SHBA-ja, si vend ku u nënshkrua marrëveshja, u ka kërkuar dy shteteve vazhdim të memorandumit.

Image

RRuga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *