Lajme

Kërkojnë shpronësim për banesat, banorët bllokojnë kryqëzimin e ”5 Majit”, policia tenton ti largojë me forcë

Të mbetur pa zgjidhje, banorët e zonës së “5 Majit” , banesat e të cilëve u shemben për shkak të projektit të rindërtimit kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë.

Bashkë me ta edhe banorë të Laprakës dhe Paskuqanit që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Ata kanë bllokuar qarkullimin e mjetev në kryqëzimin e “5 Majit”. Kjo ka krijuar tensione mes tyre dhe policisë për të zhbllokuar trafikun, duke tërhequr disa prej banorëve.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Por ka qenë e pamundur për ti zhvendosur të gjithë banorët që janë ulur në rrugë.

Kërkesa e banorëve mbetet e përsëritur, shpronësim të pronave të tyre me çmimin e tregut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *