Ish-kryetari i Lushnjës dënohet me burg
GJKKO ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg Fatos Tushen, ish-kryetar i Bashkisë Lushnjë.
Pas analizimit të provave përfundimisht gjykata vendosi deklarimin fajtor për Tushen dhe dënimin me 3.6 vite burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, GJKKO e ka dënuar atë përfundimisht me 2 vjet e 4 muaj burg.
Gjithashtu Tushes i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.
Vendimi i GJKKO për të arrestuarit e tjerë
Gentjan Nushe ish-kryebashkiak, 1.8 vite burg
Leonard Sefa, 1.6 vite burg
Gerta Turku 1.4 vite burg
Bardh Mëhilli, 1.6 vite burg
Gazmend Çela, 1.8 vite burg
Ilva Billo, 1 vit burg
Margarita Gjërmeni, 1.4 vite burg
Andi Nushko, 1.4 vite burg
Bektash Nezha, 1 vit burg. Del nga burgu pasi ka përfunduar dënimin
Ani Simoni, 1.2 vite burg
Ish-kreu i Bashkisë Lushnjë u arrestua në fillim të korrikut të vitit të shkuar gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK.
Në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për abuzime me tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.
Rruga Press