Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së komenton ngjarjet në Kosovë: Albini iu dha të gjithëve shah-mat

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha sërish ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai thotë se nuk është me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me asnjë parti politike, por në këtë rast e mbështet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ju turren Albinit ndërmjetësuesit, Borrel e Laiqak, Vuçiq, opozita e banalistat. Kur të gjithë menduam se do të lëshoj pe Albini nga presioni i madh nga brenda e jashtë, ai me një potezë në Manastirin e Banjskës Ju dha Mat të gjithëve.

Tani Borreli, Lajçaku e Vuçiqi janë shtrirë për tokë në bisedimet e ardhshme.
Opozita e banalistat do mundohen ta minimizojnë këtë Mat, duke lavdëruar policin e Kosovës, që padyshim ka kryer në mënyrë profesionale punën e vet, por të njëjtën polici, më parë,dikush o nuk diti, o nuk dashti me urdhëru .

Lexo më shumë  Qeveria kërkon koordinim me komunat për adresimin e çështjes së qenve endacakë

Lista serbe komplet me Radoiqiqin e tjerët terrorista po dalin jashtë lojës dhe tani e kan radhën politikanet e ,,,ndershëm,,,(a ju kujtohen çesni Shiptari).serb te Kosovës të cijatin për një zajednicë ne kuadër të kushtetutës së Kosovës me miratimin e Albinit .

Policinë e Kosoves tani askush nuk ka të drejt te kerkoj qe ne veri te reduktohen efektivi apo te ndalon te vepron ne terë territorin e Kosovës.Ciu Ciu Ciu.
Shka do qe në të ardhmen të gabon Albini ,e ka kryer nje punë te madhe për Kosovën.Bravoooo Albin.

Nuk jam aktivist i VV-së dhe asnjë partie e as që do te jem ne te ardhmën, por si Shqiptar e ish UÇK, gjithëve na ka brengosur me kokë ulje kjo der e hapur e veriut kundër Shtetit te Kosovës .

Lexo më shumë  Maqedonci thotë se FSK po vazhdon furnizimet me armatim

Nuk themi që serbët nuk do të tentojnë te provokojnë prap ,por shum ma dobet.
Mos e merrni per te madhe ju aktivista te partive ket shkrimin tim se Kosova eshte breng ma e madhe se partitë politike.

Tani Albinit i ka met te avancon me ligj te dreita e Policëve ,shendetësinë dhe Statusin e Uçk-së etj.

Besoj, masi po din me rrit buxhetin e Qeverisë dhe nuk po vjedh ,do t’ia dalë shum lehtë”, ka shkruar Hoxha.

Rruga Press

YouTube player