Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Faton Gashi i reagon Hisen Berishës të PDK-së: Karrierist budallë

Pas deklaratës skandaloze të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha se sulmi terrorist në veri është skenar i Kurtit, Vuçiqit dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë, i ka reaguar ish-komandatin i UÇK-së Faton Gashi. Më poshtë lexoni reagimin e plotë:

Janë dy gjëra që nuk mund të kombinohen më lavdinë e trimit: budallallëku dhe karrierizmi.

Ky, sipas të gjitha standardeve të psikologjisë botërore është karrierist budallë!

Nuk është e lehtë të shtjellohet karrieristi budallë. Ashtu si drita e një ylli të shuar, që kurrë nuk ka dështuar të udhëtojë deri në fund të destinacionit të tij. Karrieristi budall është i dashuruar me vetveten dhe ky vetëpëlqim është i pakufishëm.

Dhe keni kujdes, sepse sa herë që ndërhyjnë në jetërat tona, pas veti lejnë rrëmujë, si ushtritë mongole kur pushtonin një qytet.

Rruga Press

YouTube player