Bota

Ish-diplomatja amerikane: Vuçiq e sheh veten si president i ‘botës serbe’

Ish-diplomatja amerikane dhe ish-zëvendës shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Jennifer Brush, tha sot se Perëndimi duhet të rrisë presionin ndaj Serbisë, sepse “Serbia është ajo që mund të bëjë më shumë për të destabilizuar rajonin, jo Kosova”

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (RSE), ajo tha se nuk është optimiste se liderët e Kosovës dhe Serbisë duan zgjidhje në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Sipas saj, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq “e sheh veten si president i ‘botës serbe’, ai nuk mund të jetë një negociator i ndershëm në asnjë tryezë”.

Jennifer Brash, e cila ishte zëvendës shefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, kujton se Vuçiq dikur ishte zëdhënës i ish-presidentit të RF të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq.

“Ai dëshiron që Kosova të mbetet ashtu siç është… Përderisa Vuçiq mendon se nuk është vetëm president i Serbisë, por i ‘botës serbe’, unë nuk e shoh atë si një negociator të ndershëm në asnjë tryezë”, tha ajo, duke shtuar se Vuçiq mendon me idenë e uljes në tre karrige – neutrale, në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe në marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi
YouTube player