Irakianët me thirrje kundër SHBA-së, kujtojnë Soleimanin

Me thirrje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mijëra irakianë kanë shënuar njëvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian, Kassem Soleimani. Tubimi i madh u organizua në ditët kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë thelluar përplasjet në lidhje me pasurimin e uraniumit.
Shumë prej pjesëmarrësve në këtë turmë kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara. Soleimani, gjeneral i njësitit të Gardave Revolucionare, u vra më 3 janar të vitit 2020 në një sulm ajror nga SHBA-ja. Washingtoni e ka akuzuar Soleimanin për organizimin e sulmeve ndaj bazave amerikane në Irak.
SHBA-ja akuzon ushtrinë e përkrahur nga Irani për sulmet e vazhdueshme me raketa nëpër bazat amerikane, përfshirë edhe një sulm në afërsi të Ambasadës amerikane.
Rruga Press
Lajmet e fundit:
- Kurti pas takimit me Abdixhikun: Takimi shkoi në atmosferë konstruktive
- Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese
- Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë
- Vrasja e turistit portugez- Shkon në 12 numri i të arrestuarve, pronari i “Principote” në Ksamil shpallet në kërkim
- Rizvanolli: KEK-u do të eksportojë 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut
- Nis takimi Kurti – Abdixhiku






