Irakianët me thirrje kundër SHBA-së, kujtojnë Soleimanin

Me thirrje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mijëra irakianë kanë shënuar njëvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian, Kassem Soleimani. Tubimi i madh u organizua në ditët kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë thelluar përplasjet në lidhje me pasurimin e uraniumit.
Shumë prej pjesëmarrësve në këtë turmë kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara. Soleimani, gjeneral i njësitit të Gardave Revolucionare, u vra më 3 janar të vitit 2020 në një sulm ajror nga SHBA-ja. Washingtoni e ka akuzuar Soleimanin për organizimin e sulmeve ndaj bazave amerikane në Irak.
SHBA-ja akuzon ushtrinë e përkrahur nga Irani për sulmet e vazhdueshme me raketa nëpër bazat amerikane, përfshirë edhe një sulm në afërsi të Ambasadës amerikane.
Rruga Press
Lajmet e fundit:
- Aeroportet evropiane ngrenë alarmin: Vera në rrezik, kemi karburant rezervë edhe tre javë
- Miratohet në parim projektigji për çmimet tavan
- Kurti në Konferencën e Londrës për Mbrojtje: Serbia i ka 48 baza operacionale përreth kufirit të shtetit Kosovës
- Murati: Ligji për çmimet tavan nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize
- Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
- Hapi i fundit i shkëputjes nga Rusia/ Moldavia largohet nga CIS, negociata për integrim në BE






