Lajme

​Ipeshkvi Gjergji: Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën, por ka ende hezitim për njojen de-jure

Kreu i Kishës katolike, Dodë Gjergji deklaron se Vatikani de-facto e ka njohur Kosovën me hapat konkretë që ka ndërmarrë ndaj vendit tonë, megjithëse shton se ka ende hezitim për njohjen de-jure.

Gjergji në një intervistë për KosovaPress thotë se thirrja dhe insistimi i Kishës katolike në Kosovë është e vazhdueshme edhe për një njohje “me letra” të shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit dhe se përpjekjet e tilla nuk do të pushojnë deri në arritjen e qëllimit, pavarësisht se thekson edhe rëndësinë e autoriteteve në raportet shtetërore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

“Në të vërtet Vatikani de-facto e ka njohur realitetin tonë dhe Kosovën, me hapat konkretë që i ka bërë ndaj nesh. Vatikani ka emëruar delegatin e vet të posaçëm për Kosovën, sikur një figur diplomatike që merret me relacionet në mes Vatikanit, Kishës dhe Kosovës.

Vatikani e ka njohur kishën vendore të Kosovës në Dioqezën Prizren dhe Prishtinë, sigurisht unë kam qenë dhe jam emëruar në këtë kontekstin e ri të personalitetit juridik kishtar. Vatikani ka pranuar të gjithë presidentët dhe kryeministrat e Kosovës në pritje te papët, sepse duke filluar nga Papa Gjon Pali II, Papa Benedikti dhe Papa Françesku. Komunikimi dhe relacionet janë në përmirësim e sipër.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Njohja de-facto është kurse de-jure është çështja e marrëdhënieve mes shteteve. Vatikani si kishë universale që e njeh Kosovën dhe realitetin dhe Vatikani si shtet. Marrëdhënia mes shteteve duhet të krijohet në bazë të relacionit që krijohen dhe rrethanave që janë”, thotë Gjergji.

Rruga Press

YouTube player