Lajme

Bugajski: Lajçak dhe Escobar kanë dështuar në punën e tyre derisa nuk ka njohje reciproke Kosovë-Serbi

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski ka falendëruar kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, që sipas tij po e thotë të vërtetën rreth procesit të dialogut. Bugajski ka potencuar se procesi i normalizimit është një ‘farsë’ dhe se emisarët e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë.

Sipas tij, pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, emisarët kanë dështuar në detyrat e tyre.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

 “Faleminderit Ministres së Punëve të Jashtme që thoni të vërtetën: procesi i “normalizimit” është një farsë pasi të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë e tyre. Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ata kanë dështuar në punën e tyre”, ka shkruar Bugajski.

Rruga Press

YouTube player