Lajme

Investigimi – Do mblidhte të dhëna për Kosovën, kush është spiunia ruse në NATO?

Një investigim në Itali ka zbuluar një spiune të fshehtë ruse e cila prezantohej si shitëse bizhuterish të shtrenjta duke tentuar të merrte informacione të fshehta të operacionet e NATO-s.

E konsideruar si Mata Hari e ditëve të sotme, Maria Adela Kuhfeldt Rivera kishte vijuar misionin e saj për 10 vite duke krijuar lidhje miqësore edhe romantike me pjesëtarë të stafit nga komanda Forcave të Përbashkëta Aleate dhe Flota e Gjashtë e SHBA në Napoli, Itali.

Ajo rezulton se ishte pjesë e inteligjencës ushtarake ruse GRU, dhe së fundmi kishte nisur një mision për mbledhur informacione rreth operacioneve të NATO-s në Kosovë, Irak dhe Afrikën e Veriut.

E reja e pasur dhe tërheqëse, e cila fliste disa gjuhë, magjepsi një numër oficerësh të NATO-s dhe në disa raste u ofroi pagesë për anëtarësimin e tyre në klub për të mbajtur kontakte të ngushta me ta.

Lexo më shumë  Sveçla dhe Krasniqi bëjnë homazhe për të rënët në Lagjen e Boshnjakëve 25-vjet më parë

Një oficer pranoi para hetuesve se kishte pasur një marrëdhënie të shkurtër romantike me Kolobovën.

Marcelle D’Argy Smith, ish-redaktore e revistës Cosmopolitan, ishte një mike e Kolobovës.

“Ajo ishte shumë e bukur,” u tha ajo gazetarëve. “Unë nuk mendoja se gratë e tjera e pëlqenin atë, sepse ata e kuptuan se ajo mund të ishte një kërcënim, nëse do të zgjidhte”.

“Ajo kishte shumë miq meshkuj, por ata kurrë nuk dukeshin të denjë për të. Ajo ishte aq tërheqëse dhe burrat me të cilat ajo dilte dukeshin të zakonshëm dhe unë kurrë nuk e kuptova këtë.”

Kolobova u zhduk papritur nga Napoli në kohën e helmimeve në Salisbury, duke u thënë miqve se ishte shumë e sëmurë dhe kishte vendosur të shkonte në Moskë për trajtim.

Ajo gjithmonë kishte pohuar se kishte lindur në Peru dhe se babai i saj ishte gjerman.

Megjithatë, një investigim 10-mujor nga gazeta italiane La Repubblica bashkë me një ekip të revistës gjermane Der Spiegel dhe mediave investigative Bellingcat dhe The Insider, zbuloi prova të tjera për të përcaktuar identitetin e saj të vërtetë.

Lexo më shumë  Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas – NATO cak i tyre

Kolonel Shelia Bryant, e cila ishte inspektore e përgjithshme e forcave detare amerikane në Evropë dhe Afrikë në atë kohë, thotë se ajo kishte pasur gjithmonë dyshimet e saj.

“Ishte e vështirë për të kuptuar se ku i gjeti paratë,” tha ajo për La Repubblica. “Ajo kishte hapur një dyqan dhe shpesh ndryshonte apartamentin e saj në zonat më të mira të qytetit pa burime të besueshme të ardhurash”.

La Repubblica e përshkroi Riverën si një Mata Hari të ditëve moderne, e cila kishte lënë pas vetes një gjurmë zemrash të thyera, ndërsa flirtonte me një numër të lartë të personelit të marinës amerikane dhe NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *