Bota

“Intelligence Online”: Moska rekruton 500 serbë për dislokim të menjëhershëm në Ukrainë

Intelligence Online”, uebfaqe në Francë që ofron publikime të përditshme në bazë të komuniteteve të inteligjencës në shtete të ndryshme të botës, të martën ka raportuar për informata në inteligjencat evropiane se Rusia ka rekrutuar 500 serbë nga Ballkani për dislokim të menjëhershëm në Ukrainë.

Gazetari turk Ragip Soylu ka përmbledhur në Twitter pikat kryesore të raportimit të “Intelligjence Online”. Ai ka shkruar se sipas inteligjencës franceze, duke cituar opozitën ruse, deri më 1 shtator, qindra të rekrutuar nga Ballkani do të shkojnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.

“Përpos rreth 50 ushtarëve serbë tashmë të rekrutuar, kontingjenti pritet të rritet deri në 500 dhe shumë shpejt të dërgohet krahas ushtarëve rusë. Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘njësi serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”, ka shkruar Soylu në Twitter.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në Mal të Zi e BeH

Sipas përmbledhjes, të rekrutuarit janë me shtetësi serbe si dhe ka serbë të shteteve të tjera fqinje.

Personi i angazhuar për planifikimin e projektit dhe logjistikën lidhur me rezidentët nga Ballkani në Rusi, është Davor Saviçiq, serb nga Bosnja e Hercegovina, e që njihet edhe me nofkën “Ujku”. Ai ka qenë pjesë e njësisë speciale të Jugosllavisë në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe ishte pjesë e grupit të “Wagnerit” në Ukrainë më 2014 dhe në Siri më 2016.

Saviçiq ishte pjesë e milicisë së kriminelit Zheljko Raznatoviq-Arkani, në grupin e njohur si “Tigrat e Arkanit” në luftën në Bosnje, sipas të dhënave të Policisë në Bosnje, ka raportuar “RadioSarajeva” vitin e shkuar. Po ashtu, aty thuhet se ai ka qenë pjesë e njësive speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në luftën në Kosovë, të njohur edhe si “Njësiti Frenki”. Shumë dëshmitarë e kanë përshkruar këtë grup si “ekip që ka bartur trupat e viktimave nga Kosova në Serbi”. Shefi i grupit ishte Franko Simatoviq.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Kohë më parë duke folur në një televizion rus për krijimin e një njësiti stërvitor ndërkombëtar në Rusi, Saviqiqi ftoi publikisht serbët, për luftën në drejtim të rajonit të Luhanskut.

Sipas organizatave mbikëqyrëse ndërkombëtare, ka pasur serbë që janë bërë pjesë e luftimeve në pushtimin e Ukrainës, nëpërmjet grupit mercenar “Wagner”. Në janar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati bërë “thirrje që Rusia të ndalë përpjekjet për rekrutimin e serbëve”.

Serbia vazhdon të ngelë shteti i vetëm evropian që nuk ka sanksionuar pushtimin rus të Ukrainës, të nisur në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player