Bota

Inteligjenca ukrainase shpërndan të dhënat personale të gjeneralëve rusë

Inteligjenca ukrainase ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale të dhënat personale, duke përfshirë adresat e shtëpisë dhe përbërjen e familjes të dy komandantëve rusë, Valery Solodchukut dhe Alexander Dvornikovit.

I pari udhëhoqi operacionin e trupave ruse për të kapur Kievin nga perëndimi, ndërsa ushtaraku i dytë rus ofensivën për të shkatërruar Mariupolin.

“Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës mori të dhëna për kriminelët rusë të luftës që i përkisnin stafit më të lartë komandues, duke ndjekur me vetëdije urdhrat e regjimit të Putinit për të shkatërruar shtetin ukrainas”, thuhet në komunikatën e inteligjencës, e cila u postua në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *