Bota

Inteligjenca ukrainase: Putini u ka kërkuar personalisht mercenarëve “kokën” e Zelenskyt

Mercenarët rusë të grupit Wagner kanë udhëtuar në Ukrainë me një mision për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Këtë thonë raportet e inteligjencës ukrainase.

Objektivat e mercenarëve rusë janë edhe kryeministri ukrainas dhe shefi i shtabit, shkruan Daily Mail.

Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se presidenti rus është ai që urdhëroi personalisht mercenarët e organizatës private “Wagner” për të vrarë liderin e Ukrainës.

Publikisht, megjithatë, Kremlini vazhdon të pretendojë se nuk është “shqetësuar” nga prania e Zelenskyt dhe se qëllimi i tij nuk është të përmbysë qeverinë e tij.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Kremlini ka mohuar prej kohësh lidhjet me grupin Wagner, një grup mercenar prej 600 vetësh i vendosur në mbarë botën.

Raportet kanë pretenduar prej kohësh se ky grup mercenraësh është ushtria private personale e presidentit rus.
Grupi drejtohet nga Dmitry Utkin dhe financohet nga i besuari i Putinit, oligarku rus Yevgeny Prigotsin.

Dei më sot ka pasur më shumë se 12 tentativa të dështuara për atentat kundër Zelenskyt, që nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

“Mercenarët rusë kanë në duart e tyre një listë me 24 emra të cilët janë thirrur për të shfarosur: Presidentin e Ukrainës, Kryeministrin, Shefin e Shtabit, Kabinetin, Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, si dhe vëllain e tij”, shkruan Daily Mail.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *