Lajme

INSTAT: 16 viktima dhe 252 të lënduar gjatë muajit gusht

Muaji gusht i kesaj vere ka shënuar një numër të shtuar aksidentesh krahasuar me korrikun, fatkeqësisht edhe numri i viktimave është rritur me 7 të tillë.

Nga 16 viktima, INSTAT raporton se 12 janë meshkuj dhe 4 femra.

Në total janë shënuar 173 aksidente dhe per pasoje kane mbetur te lenduar 252 persona.

Lexo më shumë  Fitorja e ekstremit të djathtë në Austri, eksperti: Mbështeten nga Rusia dhe Serbia

Numrin më të lartë të aksidenteve me persona të lënduar e ka shënuar qyteti bregdetar i Durrësit

Sjellja e gabuar e drejtuesve te rinj mbetet shkaku kryesor i aksidenteve kryesisht mosha 18-35 vjeç. 

Duket se për muajin gusht e marta nuk ka qenë edhe aq ditë tersi për numrin e aksidentve, pasi vetëm 8 % e tyre janë shënuar në këtë ditë jave.

Por e premtja ka mbetur e zezë, për shkak se  pothuajse 1 në 4 aksidente ka ndodhur në këtë ditë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti mban ligjëratë në Universitetin Yale në ShBA, flet për rrugëtimin e Kosovës 25 vjet pas çlirimit

Sipas harkut kohor numri me i larte i aksidenteve ka ndodhur në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Fatkeqësisht edhe ky muaj ka vijuar të shënojë trendin rritës të aksidenteve gjatë 2024-s, duke shënuar 1086 për 8 muajt e parë të vitit, 316 më tepër se e njëjta periudhë e viti të kaluar.

Rruga Press

YouTube player