Lajme

INSTAT: 16 viktima dhe 252 të lënduar gjatë muajit gusht

Muaji gusht i kesaj vere ka shënuar një numër të shtuar aksidentesh krahasuar me korrikun, fatkeqësisht edhe numri i viktimave është rritur me 7 të tillë.

Nga 16 viktima, INSTAT raporton se 12 janë meshkuj dhe 4 femra.

Në total janë shënuar 173 aksidente dhe per pasoje kane mbetur te lenduar 252 persona.

Numrin më të lartë të aksidenteve me persona të lënduar e ka shënuar qyteti bregdetar i Durrësit

Lexo më shumë  Gruaja e Afrim Bunjakut: Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero

Sjellja e gabuar e drejtuesve te rinj mbetet shkaku kryesor i aksidenteve kryesisht mosha 18-35 vjeç. 

Duket se për muajin gusht e marta nuk ka qenë edhe aq ditë tersi për numrin e aksidentve, pasi vetëm 8 % e tyre janë shënuar në këtë ditë jave.

Por e premtja ka mbetur e zezë, për shkak se  pothuajse 1 në 4 aksidente ka ndodhur në këtë ditë.

Sipas harkut kohor numri me i larte i aksidenteve ka ndodhur në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Fatkeqësisht edhe ky muaj ka vijuar të shënojë trendin rritës të aksidenteve gjatë 2024-s, duke shënuar 1086 për 8 muajt e parë të vitit, 316 më tepër se e njëjta periudhë e viti të kaluar.

Rruga Press

YouTube player