BotaKryesore

India teston raketën balistike që mund të godasë çdo pjesë të Kinës

India njoftoi se ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale me kapacitet bërthamor prej 5.000 kilometrash.

Në njoftimin e qeverisë indiane thuhet se është testuar me sukses raketa “Agni-5”, e cila u lëshua nga një ishull në lindje të vendit.

Testimi i raketës është kryer në përputhje me “politikën minimale të shpërqendrimit”.

Vlerësohet se raketa balistike “Agni-5” mund të godasë të gjithë territorin e Kinës.

Lexo më shumë  Protestat e dëshpërimit

Raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) është një raketë balistike me një rreze veprimi prej mbi 5.000 kilometrash. Raketa të tilla janë krijuar kryesisht për të mbajtur armë bërthamore, një ose më shumë bomba bërthamore.

Vija e pacaktuara kufitare midis Kinës dhe Indisë e rrethuar nga malet Himalaje po ndez mosmarrëveshje mbi çështjen e sovranitetit midis dy vendeve. Kufiri prej 3.500 kilometrash, i cili përfshin përrenj, liqene, akullnaja dhe majat me dëborë, shpesh çon në tensione midis dy palëve.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Pavarësisht negociatave prej vitesh, palët ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre mbi sovranitetin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *