Lajme

Incineratori që “sharroi” buxhetet, SPAK asnjë veprim për procedurat e dyshimta me plehrat në Sharrë

Incineratori i Tiranës, është projekti që ka përfituar më shumë fonde nga buxheti i shtetit dhe ai i bashkisë së Tiranës, i cili në përfundim të tij do t’u kushtojë kryeqytetasve plot 430 milionë euro.

Landifilli i Sharrës jo vetëm që ka përfituar më shumë nga fondet e buxhetit të shtetit, por çdo ditë e më shumë po zgjerohet.

Koncensioni për incineratorin e Tiranës është ai që ka përfituar më shumë nga fondet e buxhetit të shtetit të cilave u janë bashkuar edhe ato të bashkisë Tiranë.

Lexo më shumë  SHBA mbështet zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së

Kontrata koncensionare faturon 29 euro për çdo ton mbetjesh urbane dhe detyron bashkinë Tiranë që të depozitojë minimalisht 550 ton plehra në ditë në sharrë, kosto kjo që i garanton kompanisë 5.8 milion euro në vit dhe i jep asaj mundësi që të fitoj trefish më shumë.

Ndërkohë nga buxheti i shtetit vetëm në vitin 2020 janë paguar rreth 20 milionë euro për tre incineratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Lexo më shumë  Tensionohet situata në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përplasen me policinë

Referuar statistikave të KLSH-së, vetëm incineratori i Tiranës do t’u kushtojë shqiptarëve 430 milionë euro.

Deri më tani për aferën e incineratorëve kemi të arrestuar vetëm ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërsa për incineratorin e Tiranës edhe pse janë ndjekur të njëjtat procedura nuk ka asnjë veprim nga ana e SPAK./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *