Lajme

Masat nuk respektohen, të huajt të habitur me lirinë që gjejnë në vendin tonë

Sot janë konfirmuar 2 raste me variantin Omicrom në vendin tonë. Ndonëse autoritetet shpeshherë u bëjnë u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra, situata në sheshin kryesor të kryeqytetit tregon qartë se qytetarët nuk po respektojnë as masat më minimale; ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

Dëshira për të festuar festat e fundvitit dhe për të qenë sa më pranë njerëzve të dashur ka lënë në harresë faktin që ende jemi në kushte pandemie dhe se janë disa masa që duhen respektuar.

Lexo më shumë  Amnesty International dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Ola Xama

Të huajt që kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në vendin tonë tregojnë se janë surprizuar me lirinë që gjejnë këtu.

“Jeta është më mirë këtu, mund të dalësh jashtë pa maska, çdo gjë duket OK. Unë jetoj në Gjermani, nuk e di si është situata e COVID këtu, por shoh njerëz që vendosin maskat vetëm në qendra tregtare. Mua më pëlqen kjo gjë, më pëlqen Shqipëria”, thotë një turist.

Lexo më shumë  Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultim publik

Një nga masat ende në fuqi është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik si dhe lejimi i grumbullimeve deri në 50 persona. Por, as këto masa deri më tani nuk janë parë të respektohen as në qendra tregtare, as në lokale dhe as në ambiente të hapura./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *