Lajme

Inceneratori përpin tokat, 20 mln euro për landfille, banorët: S’ka projekt

Landifilli i Sharrës jo vetëm që ka përfituar më shumë nga fondet e buxhetit të shtetit, por çdo ditë e më shumë po zgjerohet. Shqetësuese është që thirrjes së banorëve për të pasur një projekt në dorë nuk po i përgjigjet askush nga institucionet pëgjegjëse.

Çështja e incineratorëve është kthyer në një prej temave më të nxehta të aktualitetit politik.

Koncensioni për incineratorin e Tiranës është ai që ka përfituar më shumë nga fondet e buxhetit të shtetit, të cilave u janë bashkuar edhe ato të bashkisë Tiranë.

Lexo më shumë  Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pakoja 200 mln €

Kontrata koncensionare faturon 29 euro për çdo ton mbetje urbane dhe detyron bashkinë Tiranë që të depozitojë minimalisht 550 ton plehra në ditë në Sharrë, kosto kjo që i garanton kompanisë 5.8 milion euro në vit dhe i jep asaj mundësi që të fitojë trefish më shumë.

Ndërkohë nga buxheti i shtetit vetëm në vitin 2020 janë paguar rreth 20 milionë euro për tre incineratorët, atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Referuar statistikave të KLSH-së, vetëm incineratori i Tiranës do tu kushtojë shqiptarëve 430 milonë euro.

Por zgjerimi i landfillit sa vjen dhe rritet duke frikësuar banorët se nga zgjerimi do të preken dhe shtëpitë e tyre.

Banorët shpesh janë ngritur në protesta, madje kanë kërkuar dhe projektin e zgjerimit, por askush nga institucionet përgjegjëse nuk është shqetësuar për kërkesat e tyre./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *