Lajme

Inceneratori i Tiranës, Gjykata e Lartë nuk heq sekuestron, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin për heqjen e sekuestros për inceneratorin e Tiranës. 

Kërkesa u shqyrtua në dhomën e këshillimit nga një kolegji gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj, e Sandër Simoni.

Avokatët e kompanisë koncesionare kërkuan heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”  për persion juridik  “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij. Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gusht të 2023.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Sipas SPAK gjatë hetimeve rezultoi se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët  “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, Inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së  Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme  dhe  Administratori Shtetëror, u caktua  Arjan Baçi.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Kjo ishte tentativa e parë që aksionerët e kompanisë Integrated Energy kërkuan heqjen e sekuestros, pasi më herët kanë bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo dhe kjo e fundit la në fuqi sekuestron dhe administrimin shtetëror të kompanisë duke e konsideruar vendimin e shkallës së parë si të drejtë dhe të mbështetur në prova.

YouTube player