Lajme

Inceneratorët, kullat, koncensionet në Shëndetësi, SPAK nuk ndez dot

Hapësira mediatike dhe politike gëlon prej ditësh për skandalin financiar që lidhet me inceneratorët.

Disa të moshuar 90-vjeçar, që po ngrysin ditët e tyre në Shtëpinë e Pleqve, rezultojnë pronarë të mëdhenj të kompanive që kanë qarkulluar miliona euro me kompanitë e mbeturinave, sipas deklarimeve dhe dokumentave të publikuar nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Gjithçka duket qartë që është një aferë gjigande financiare, një skemë mashtruese e lëvizur nën hundën e shtetit dhe, pse jo, edhe me lejen e tij.

Reagimi i vetëm qeveritar ishte ai që erdhi nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Me argumenta të dobëta, ajo u mundua që të zvogëlonte efektin tronditës të skandalit qeveritar.

Afera, ndërkohë, nuk ka ngjallur asnjë interes për agjencitë hetimore, sidomos Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Prokuroria Speciale është “guri i kurorës” së Reformës në Drejtësi. U krijua si një strukturë e pavarur dhe me mbështetje të pakufizuar ndërkombëtare.

U tha se do të ishte i ngjashëm me modelin e suksesshëm të USKOK-ut kroat dhe DNA-së rumune, të cilat rreshtuan zyrtarët e lartë në qelitë e paraburgimit.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Shumë u tha, por SPAK-u shqiptar nuk arriti të ndezë shpresat. Edhe kur faktet janë ulëritëse.

Skandali gjigand i inceneratorëve është nën hetim prej dy vjetësh në Prokurorinë Speciale.

Deri më tani janë kryer disa goditje sporadike, të personazheve që lidhen në mënyrë periferike me qeverinë “Rama”.

Për koncensionin e përpunimit të mbeturinave në Elbasan dhe Fier janë arrestuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe një dyzinë zyrtarësh të vegjël.

Aferat e Elbasanit dhe Fierit shkojnë shumë lart, siç rezultoi nga të dhënat e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët.

Vetë SPAK-u e ka thënë qartë se procedurat për këto dy koncesione janë kryer në shkelje të ligjit.

Procedurat nuk janë kryer vetëm nga Lefter Koka e Alqi Bllako. Steka shkon shumë lart, tek zyra e kryeministrit Edi Rama dhe tek tabori i njerëzve të tij të afërt, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Belinda Balluku.

SPAK-u ende nuk e ka hedhur vështrimin në këtë drejtim. Siç, nuk ka hedhur rrjetat e tij as tek afera e inceneratorit të Tiranës, ku krahas të tjerëve, e sheh veten të përfshirë kokë e këmbë edhe kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Ku është Veliaj, është tabu për SPAK-un

Prej më shumë se një viti, Prokuroria Speciale po merret me lejet për kullat në Tiranë, pasi u publikuan disa përgjime të Ndrangheta-s.

Mafiozët italianë flisnin për lehtësirat që kishin tek lejet e ndërtimit në kryeqytetin shqiptar, të drejtuar nga Erion Veliaj.

SPAK-u hesht

Prej më shumë se dy vitesh, prokurorët specialë rrotullojnë në zyrat e tyre dosjen e koncensioneve qindra milionë euro në Shëndetësi.

Aty kanë gjurmë Ilir Beqja e Ogerta Manastirliu.

Me një regjim ciklit çdo 6 muaj, “burime nga SPAK” shpërndajnë informacion në media se do të pyetet X apo Y zyrtar për aferën në Shëndetësi.

Më tej, asgjë.

Koncesionet në Shëndetësi kanë qenë edhe më herët në hetim, nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda.

Prokurori që e pushoi në atë kohë hetimin, u promovua në SPAK. Tashmë, i njëjti prokuror ka në zyrë, por pa asnjë veprim hetimor, dosjen e inceneratorit të Tiranës./boldnews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *