Lajme

Inceneratorët/ Berisha: Ahmetaj ndër përgjegjësit kryesor, por Rama “koka e krimit”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot në Kuvend për inceneratorët.

Ai tha se Arben Ahmetaj është fajtor por kjo aferë sipas tij nuk mund të bëhej pa Edi Ramën, të cilin e konsideroi kokën e krimit.

“Arben Ahmetaj është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësve. Arben Ahmetaj ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës për Elbasanin dhe Fierin. Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe me firmë të gjithë procedurat anti ligjore. Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mirel Mërtirin dhe Klodjan Zoton.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Por duhet të themi këtu se krye autori i aferës 600-700 milionëshe në total nuk mund të realizohej vetëm me firmën dhe insistimin e Arben Ahmetajt. Edi Rama është përgjegjësi numër 1 dhe autori kryesor i kësaj me afere”, tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *