Lajme

Idri Istrefi: Vazhdojmë me kokën lartë në rrethin e dytë

Kandidatët për kryetar të Strugës nga BDI-ja, Ramiz Merko dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Idri Istrefi hyjnë në raundin e dytë në garën për njeriun e parë të komunës.

Istrefi në Fejsbuk u falënderua për mbështetjen e qytetarëve të Strugës, duke paralajmëruar se do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme ta kërkojë votën e tyre për fitore bindëse.

Lexo më shumë  SPAK: Të dhënat e kompanive celulare lokalizojnë Belinda Ballukun pranë vilës F6 në White Rocks gjatë viteve 2024-2026

“Besojmë tek gjykimi i çdo strugani. Vazhdojmë me kokën lartë në rrethin e dytë. Ju faleminderit për çdo votë të sinqertë.

Pafundësisht krenar për ata mijëra struganë që votuan për ofertën tonë. Do të kërkojmë me ngulm mbështetjen në çdo shtëpi strugani në këto dy javë. I juaji, Idri Istrefi”, ka shkruan Istrefi në facebook profilin e tij.

Nga qendra analitike e Merkos dolën me urim për fitore.

Lexo më shumë  SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *