Lajme

Identifikohet një depo në Leposaviq ku ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse

Policia e Kosovës ka identifikuar një depo në Leposaviq në të cilën ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.

Fillimisht pas pranimt të informatave për këtë depo në Leposaviq, janë ndërmarrë veprimet hetimore dhe operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Rreth kësaj çështjeje është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim: 500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme, birra), 200 litra pije joalkoolike, 450 litra vaj, 500 kg sheqer, 300 kg produkte konditorike dhe 10 boksa cigare pa banderola.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganoreose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë.

YouTube player