Lajme

Deputetja e VV-së kritikon ashpër BE-në: Toleranca e tyre karshi Serbisë, solli sulmin terrorist

Deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, në “FIVE” të Dukagjinit, ka kritikuar ashpër Bashkimit Evropian.

Sipas saj, toleranca që ka pasur BE-ja karshi veprimeve të rrezikshme të Serbisë, ia ka “hapur rrugën” kësaj të fundit të sulm terrorist,

“Fakti që është lënë e lire Serbia të veprojnë në proces të dialogut, si ka dashur vetë të veprojë ja ka hapur rrugën Serbisë që të mendoj të organizojë edhe sulme terroriste. Serbia asnjëherë nuk është qortuar, Serbisë asnjëherë nuk i është tërhequr vërejtja, nuk i është vënë presion për veprimet që i kanë bërë… Toleranca karshi Serbisë për veprimet e rrezikshme që i kanë bërë gjatë gjithë kohës kanë bërë që Serbia të mendojë të organizojë një sulm terrorist”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Lexo më shumë  Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

“Pavarësisht se të vetëdijshëm kanë qenë edhe Be-ja, e përtej BE-së, që Serbia është një shtet që ka potencial për të shkaktuar një rrezik kogja të madh në Ballkanin Perëndimor. Edhe kjo u konfirmua edhe prej vetë Peter Stanos, pasi këtë e deklaroi presidenti i Ukrainës, i cili tregoi që ka informacione që Rusia po e shfrytëzon Serbinë që të nisë një luftë tjetër në Ballkanin perëndimor. Kjo ka ndodhë për shkak të asaj që Serbia është lërë e lirë, të bashkëveproje me Kinën e Rusinë…”.

Deputetja e VV-së e ka theksuar se nuk e sheh si bashkëfajtore me Serbinë, BE-në, në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.

Lexo më shumë  Kurti kërkon të zbatohet marrëveshja për lëvizje me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës

“Nuk thash që po e bëj bashkëfajtore BE-në, unë e përmenda Stanon, një person specifik që nuk është BE-ja, sepse është përzgjedhur si zëdhënësi i BE-së aty, që del shumë herë e thotë aty, që shumë është ose Borrell ose Lajçak i thotë të thotë. Ndërkohë që në anën tjetër Borrel ka bërë veprime që s’kanë qenë të koordinuara me shumë shtete tjera të BE-së, që do të thotë edhe nëse Borrell është përfaqësues i politikës së jashtme të BE-së, kjo nuk do të thotë që Borrell vendos dhe BorrelL e thotë atë që të gjitha shtetet e BE-e e mendojnë, e aq më pak Lajçaku….”, ka shtuar ajo.

Rruga Press

YouTube player