Ia mësynë pozicioneve ukrainase, gabohen rëndë rusët – tanket e tyre hidhen në erë nga minat dhe sistemi raketor HIMARS
Tanket ruse janë shkatërruar nga minat ukrainase dhe sistemi raketor amerikan HIMARS që u përdor nga ushtarët e Volodymyr Zelensky, derisa trupat e Vladimir Putinit tentuan të kryejnë një sulm në afërsi të Krasnohorivka.
Ukrainasit arritën të shkatërrojnë disa mjete të blinduara dhe tanket e rusëve, që ia kishin mësyrë pozicioneve të tyre në afërsi të qytetit të Donetskut.
Brigada e 45-të ukrainase ishte ajo që arriti të përgatit sulmin që i kushtoi shumë shtrenjtë rusëve, duke iu shkatërruar tanket dhe mjetet e tjera të blinduara.
Ata fillimisht u futën në fushën që e kishin minuar ukrainasit, dhe derisa po lëviznin disa prej tyre shkelën në minat anti-tank.
E ato tjerat që i mbijetuan minave, u goditën me sistemin raketor amerikan HIMARS, që u është dhënë ukrainasve si donacion nga SHBA-të.
Beteja u zhvilluar në Krasnohorivka në veri të Vuhledarit, një qytezë që kontrollohet nga ukrainasit. Rusët kishin menduar se do t’i zënë në befasi ukrainasit, por e kishin shumë gabim.
Rruga Press