I pastrehu që qyteti i San Franciscos e paguan të jetojë në rrugë: Nuk i shpenzoj paratë në qira – në telefon kam Netflix dhe Amazon
Gazetari dhe shkrimtari amerikan Michael Shellenberger, ka realizuar një hulumtim në mesin e të pastrehëve në San Francisco, ku ka më shumë se në çdo qytet tjetër amerikan.
Derisa bredhte rrugëve, hasi në burrin që thotë se e quajnë James. E pyeti nëse mund ta filmojë dhe ai menjëherë e miratoi kërkesën e tij – e ajo çfarë tha shokoi opinionin amerikan.
“Jam një narkoman i vjetër. Nuk dua ta fsheh. Por tani kjo është zgjedhja ime. Është shumë e thjeshtë. Më paguajnë 620 dollarë në muaj që të jetoj në rrugë, plus rreth 200 tjera për ushqim dhe rroba”, tha ai.
Në anën tjetër pasoi pyetja nga ana e gazetarit, i cili me një dozë habie e pyeti: “Te jemi real, qyteti ju paguan të jeni i pastrehë”.
“Natyrisht dhe nuk doja ta humbja këtë mundësi – mjaftoi një telefonatë”, i përgjigj James duke qëndruar plotësisht i qetë.
“Nuk dua të paguaj qiranë dhe budallallëqet tjera. Këtu i kam të gjitha që kam nevojë. Madje edhe telefon që ka Netflix dhe Amazon, ku mund të kënaqem duke shikuar seriale”, shtoi i pastrehu.
E pavarësisht përparësive që i numëroi, James thotë se jeta në rrugë në metropolet amerikane është shumë e rrezikshme.
Sipas vlerësimeve më të fundit të gazetarit amerikan, në periferinë e San Franciscos jetojnë rreth 30 mijë të pastrehë, ku shumë prej tyre janë të varur nga lëndët e ndryshme narkotike.
Rruga Press