Lajme

10 mijë lekë për të dalë negativ,si blihen tamponët për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoni

“Stop” solli dje një problem me tamponët, që kryhen në laboratorët privatë, për të mundësuar lëvizjen jashtë Shqipërisë.

Këtë radhë kamera e fshehtë e “Stopit”, ka treguar sesi merret përgjigja e tamponit negativ, pa bërë fare testin PCR, për të shkuar në Maqedoni.

BISEDA:

Qytetari: Si kaluat? S’ka njeri?

Sanitarja: Lola hajde!

Laboratori: Urdhëro!

Qytetari: Si kalove?

Laboratori: Mirë! Si je?

Qytetari: Bëni teste kështu, për Covid-in?

Laboratori: Për çfarë? Për të dalë jashtë?

Qytetari: Hë, këtu në Bllatë!

Laboratori: Në Maqedoni? Jo nuk bëjmë për momentin.

Qytetari: Po kush bën ktu?

Laboratori: Bëjmë ne bëjmë, po për nja një orë nuk bëjmë dot, sepse nusja, që i bën, është jashtë. Sa ka dalë tani.

Qytetari: Presim ndonjë orë e të vijmë?

Laboratori: Po patjetër! Për një orë kthehet, është.., sa ka dal vetë në doganë, se nuk bëhet, se të biesh kontraditë, a e kupton me vulën e asaj të marrësh “PCR” këtu kupton?

Qytetari: Sa lekë bën?

Laboratori: 10 mijë lekë!

Lexo më shumë  Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Qytetari: 10 mijë lekë?

Laboratori: Analizë “PCR”, po!

Qytetari: Ça të duhet tani? Pasaportë?

Laboratori: Vetëm karta!

Qytetari: Karta?

Laboratori: Po!

Laboratori “Egis” në Maqellarë u ka shitur 4 qytetarëve përgjigjet e testit të pakryer për 10 mijë lekë të vjetra.

Qytetari: Si je? Bashkë folëm në telefon?

Laboratori: Po!

Qytetari: Si je ti?

Laboratori: Për Maqedoni i deshe?

Qytetari: Ehh vetëm testin duam! Testin! Jemi nja 4 veta.

Laboratori: Po pra duhet ta bëjmë pak..!

Qytetari: Ça të duhet për..?

Laboratori: Karta e identitetit e personit!

Qytetari: Një sekondë! M’i kanë nisur mua ata..? Atëherë është kjo goca! Mbaji shënim! A t’i nis me kështu?

Laboratori: Hë, se u bëj foto, se duhen këto teknike!

Qytetari: Ky djali, na më humbi, se ishte edhe nji tjetër, hë ja ky. Sa bëjnë këto tani të tëra?

Laboratori: Sa bëjnë, 10 mijë lekë nji, kushton për Maqedoni.

Qytetari: Për Maqedoni i kemi, o burrë!

Laboratori: Po!

Qytetari: 10 mijë lekë!

Laboratori: Po i ke personat? Ku janë personat?

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainë

Qytetari: Poshtë!

Laboratori: Po të vijnë këtu, të marr pak te hunda!

Qytetari: Hë?

Laboratori: Të vijnë, t’u marr pak te hunda!

Qytetari: Po ata janë ulur, po hanë. Hë burrë, hë mo, e bëj unë në vend të atyre!

Laboratori: Ulu pak!

Qytetari: Ku të ulem?

Laboratori: Këtu!

Qytetari: Tani me këtë kalojmë ne? Nuk na thonë gjë ata?

Laboratori: Në Maqedoni po!

Qytetari: Po aty s’kishte asnjë atje, o burrë!

Laboratori: Ku?

Qytetari: Aty!

Laboratori: Në doganë?

Qytetari: Eh, si ka mundësi?

Laboratori: S’ka mo, se s’ka punë. Nja çerek ore do të vonojë.

Qytetari: Hë..?

Laboratori: Për çerek ore do të vonojë.

Qytetari: Po të pres këtu vërdallë.

Laboratori: Po, prit!

Qytetari: Po pi noi cigare këtu po hë, se kam lënë makinën këtu e parkova aty dhe…

Një situatë e tillë vë në rrezik shëndetin e qytetarëve, por edhe lëvizjen e shqiptarëve, pasi klasifikohemi në vendet e pasigurta për kontrollin e kufijve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *