Bota

I dyti në pak javë, rrëzohet avioni ushtarak rus Il-76, kishte 15 persona në bord

Një aeroplan transportues ushtarak Il-76 është rrëzuar në rajonin Ivanovo të Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria ruse e Mbrojtjes për agjencitë shtetërore të lajmeve, ndërsa videot që qarkullojnë në platformën X tregojnë avionin, i cili rrëzohet në një zonë pyjore pak pasi një prej motorëve të tij shpërthen në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 me orën lokale, në rajonin që ndodhet në verilindje të Moskës.

Në bordin e avionit ndodheshin tetë anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë pasagjerë.

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim

TASS, duke cituar një zyrtar anonim të shërbimit të urgjencës, raportoi se të 15 personat në bordin e avionit besohet se kanë vdekur.

Rrëzimi i këtij avioni vjen disa javë pasi një aeroplan IL-76 që Moska pretendonte se mbante 65 të burgosur lufte ukrainas u rrëzua në një rajon rus në kufi me Ukrainën.

YouTube player