KryesoreLajme

Kryeministri Kurti kujton 25 vjetorin e padisë së Vuçiqit kundër Haqif e Haki Mulliqit: Informimi i drejtë në ato vite përbënte krim për të

“Një autokraci si kjo e Aleksandar Vuçiq, nuk del dot nga nacional-shovinizmi i Millosheviqit dhe e kaluara e zymtë gjenocidale e Serbisë”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për 25 vjetorin e padisë së Aleksandar Vuçiqit kundër revistës “Kombi” dhe redaktorit përgjegjës, Haqif Mulliqi e botuesit, Haki Mulliqi. Kjo padi ishte për “shkelje të ligjit mbi informimin publik” gjatë kohës kur ai ishte ministër për Informim në qeverinë e Millosheviqit.

Kurti ka thënë se ky ligj impononte të dëgjuarit e lëndës nga gjykata brenda 24 orësh, përfundim të lëndës brenda 24 orësh, e që sipas tij, shpesh mbaronte edhe me konfiskim të pronës.

“29 dhjetor 1998, Aleksandar Vuçiq deklaron: “Shqiptarët do ta ndryshojnë politikën e tyre editoriale, por këtë nuk e dinë ende”. Padia e tij gjyqësore ndaj vëllezërve Haqif e Haki Mulliqi ishte zyrtarizim i kërcënimit të tij publik ndaj shqiptarëve. Ndalohej fjala e lirë dhe zëri i shqiptarëve për liri, represioni i ushtruar ndër vite e dekada kulmoi me gjenocidin dhe spastrimin etnik gjatë viteve 1998-99.  Informimi i lirë dhe i drejtë në ato vite përbente krim për ministrin e atëhershëm të informimit, Vuçiq. E vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovë vazhdoi të mohohet edhe për dy dekada e gjysmë në vazhdim. Si president i Serbisë, Vuçiq më 5 dhjetor 2019 mohoi publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ai është shprehur se informimi i lirë dhe i drejtë në ato vite përbente krim për ministrin e atëhershëm të informimit, Vuçiq.

“E vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovë vazhdoi të mohohet edhe për dy dekada e gjysmë në vazhdim. Si president i Serbisë, Vuçiq më 5 dhjetor 2019 mohoi publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim”.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Sipas kryeministrit, nuk është rastësore që Serbia, në raportin vjetor të organizatës për lirinë në botë, “Freedom House”, ka rënien më të madhe në Evropë. Ai është shprehur se Vuçiq vazhdon me kontrollin e ashpër ndaj mediave dhe ndalimin e çdo zëri të lirë në Serbi.

“Sllavko Quruvija u vra më 11 prill 1999, kurse të gjithë të akuzuarit për vrasjen e tij u liruan nga gjykatat serbe më 2 shkurt 2024. “Rast unik në botë është ky”, thoshte atëbotë Brajan Fillips, koordinator i shoqatës së juristëve për Evropën Qendrore dhe Lindore, kur fliste për rastin e nisur nga shteti kundër revistës së Sllavko Quruvija, të quajtur “Evropiani” më 1998”, ka shkruar kryeministri.

Rruga Press

YouTube player