Bota

I druhej sanksioneve të SHBA-së, kompania braziliane lë pa karburant avionin e Lavrovit

Gjithçka mund ishte planifikuar në mënyrë precize për takimin mes Sergey Lavrov dhe presidentit të Brazilit, Lula da Silva, por bisedimet mes dy liderëve për pak sa nuk u zhvilluan.

Kjo për shkak se një kompani braziliane, Vibra Energia refuzoi që t’i furnizonte me karburant avionin, shefit të diplomacisë ruse.

Siç raporton AeroTelegraph, pasi u takua me liderët e G20 në Rio de Janeiro, Lavrov do të fluturonte drejt kryeqytetit të Brazilit, ku do të takohej me presidentin Lula da Silva.

Lexo më shumë  Anëtarja më e re e NATO-s, Suedia, njofton investim prej 4 miliardë dollarësh në mbrojtje; aksionet e Saab rriten me 5%

Megjithatë, avioni qeveritar Il-76 mbeti pa furnizim dhe Lavrovit iu desh që të fluturonte me aeroplanin e homologut brazilian.

Siç u bë më vonë  e ditur, kompania Vibra Energia, refuzoi që ta furnizonte me karburant avionin e Lavrov pasi u druhej sanksioneve nga SHBA. Pa karburant shtesë, avioni rus “Il-76”, nuk do të mund të arrinte në Casablanca të Marokut për t’u furnizuar me karburant e më pas të nisej për në Rusi, duke shmangur hapësirën ajrore europiane.

Lexo më shumë  Zirojeviq: Pyetja kryesore mbetet pse Serbia shihet si territor i favorshëm për grupet kriminale

Edhe në nisje të udhëtimit të tij, në vend që fluturonte direkt nga Moska për në Rio de Janeiro, avioni i Lavrov kaloi nga Turqia, në Marok, Kuba dhe më pas në Amerikën Jugore.

YouTube player