Bota

I dënuari për krime lufta nga Haga, Shesheli u takua me ambasadorin e Palestinës – palët shkëmbyen përqafime

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel zhvilloi një takim me ambasadorin e Palestinës në Serbi, Muhamed Al Namur.

Shesheli, i cili është edhe kandidati i radikalëve për Kryeministër, e priti ambasadorin palestinez në selinë e partisë së tij në Beograd, ku ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, kreu i Partisë Radikale Serbe kishte shprehur mirëkuptimin për “luftën e drejtë të popullit palestinez”.

Ndryshe, Sheshel është një prej serbëve të dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

YouTube player