Lajme

Gërvalla për draftin e publikuar të Asociacionit: Nuk jam përgjegjëse e industrisë së thashethemeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se “nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve”, teksa është pyetur për të komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga Bashkimi Evropian e të publikuar në media së fundmi.

E pyetur nëse drafti i publikuar është i njëjti me atë që i është prezantuar kryeministrit Albin Kurti javë me parë nga emisarët euro-amerikane, Gërvalla ka deklaruar se si ministri deri tani nuk kanë publikuar ndonjë draft.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

“Për publike ju të mediave e dini më mirë se nga i merrni dhe si i merrni. Unë si ministre e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft unë nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve se çfarë ndodh apo nuk ndodh”, është shprehur kryediplomatja.

YouTube player