KryesoreLajme

Hyseni: Kosova është duke avancuar dhe përmbushur kriteret e NATO-s

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni, njëherësh kryesues i delegacionit të Kosovës në asamblenë parlamentare të NATO-s, në ‘Info Plus” të RTK-së tha se Kosova është duke avancuar dhe përmbushur kriteret e NATO-s nga niveli, siç tha ai, i shpenzimeve që vendet anëtare janë duke dedikuar për sektorin e mbrojtjes.

Hyseni po ashtu tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është po avancon në aspektin teknologjik, qoftë në aspektin e përgatitjes së ushtarëve, certifikimit, sipas standardeve të NATO-s.

Hyseni ka folur edhe për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uashington nga datat 9 deri më 11 korrik.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Ai tha se në këtë samit, me gjasë, në fokus do të jenë zhvillimet globale që lidhen me sigurinë, e sidomos, sipas tij, një vend të veçantë do të zë lufta në Ukrainë.

Sipas tij tema të tjera me peshë e që do të marrin vëmendje në këtë Samit do të jenë niveli i shpenzimeve të anëtarëve të NATO-s dedikojnë për forcat e tyre mbrojtëse.

“Një pjesë e Samitit do t’i kushtohet forcave mbrojtëse të anëtarëve të NATO-s, niveli i shpenzimeve, avancimin teknologjike të forcave të tyre, zhvillimet e reja teknologjike, por edhe për buxhetin e mbrojtjes një pjesë e të cilit do të fokusohet në kërkim dhe zhvillim të teknologjive të raja, qoftë për parandalimin e luftërave por edhe për një nivel sa më të lartë të mbrojtjes të vendeve aleate dhe vetë aleancës së NATO-s”, tha Hyseni.    

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Ai tha se Ballkani Perëndimorë për NATO-n konsiderohet një territor me një rëndësi të veçantë dhe se në çdo samit të NATO-s do të përfshihet doemos çështja e Ballkanit Perëndimor.

YouTube player